75 Mall Live Search
14:51 / E Martë, 21 Korrik 2020 / indeksADMonline

E turpshme – koronavirusi “shpërthen” në Superligë, Agim Ademi thotë se nuk po merret me këtë punë

Rastet me koronavirus janë rritur shumë javët e fundit. Ky virus tashmë ka shpërthyer edhe në Superligën e Kosovës në futboll.

Disa raste tashmë janë konfirmuar në klubet si Flamurtari, Drenica e Vushtrria, transmeton Indeksonline.

Përkundër gjendjes alarmante, kryetari i FFK-së, Agim Ademi ka thënë se është ka merret me këtë punë.

“Veti këta doktorët allahile se nuk jam t’u marrë me atë punë, veti doktorët pash zotin. Nuk i kam testet, kur të dalin testet, veti doktorët tonë që kanë lidhje me ta”, u shprehë ai për “Insport”.

Por, Ademi duket se ka kohë për fotografi e dreka me futbollistët e kombëtares së Kosovës.

Yjet e kombëtares po vijnë për pushime në Kosovë këtë verë dhe po takohen me Ademin i cili nuk po ka kohë që të dal në dreka dhe të bëj fotografi./Indeksonline/