75 Mall Live Search
16:47 / E Martë, 17 Shkurt 2026 / MSH1

E turpshme: Labinoti e quan Leonorën “Jakupeski”, harron që babai i saj ra dëshmor për vendin

Labinot Rexha nuk po ndalet, edhe pas daljes nga shtëpia e Big Brother VIP Kosova.

Këngëtari ka shpërthyer në akuza ndaj banorëve, ish-banorëve dhe produksionit, pa i kursyer edhe opinionistet e këtij edicioni, Oltën dhe Leonorën, shkruan IndeksOnline.

Këtë të fundit, Labinoti e ka ofenduar rëndë në një postim, të cilin e fshiu pas reagimeve dhe kritikave të shumta që mori.

Duke kritikuar qasjen e Leonorës kundrejt banorëve, Labi e quajti vajzën e dëshmorit “Leonora Jakupeski”.

Kjo gjë i ka shokuar të gjithë, teksa ai s’ka vonuar për ta fshirë postimin e turpit./IndeksOnline/