75 Mall Live Search
12:26 / E Martë, 10 Dhjetor 2019 / indeksADMonline

E turpshme, mbeturinat në mes të Podujevës, askush s’i heq

Hedhja e mbeturinave vend e pavend janë problem thuajse në shumë vende të Kosovës.

Sigurisht se ndotja e ambientit përmes hedhjes së mbeturinave fillon nga secili qytetar, që bën veprime të pamatura për ta hedhur atë jashtë vendit adekuat.

Një gjendje aspak e mirë e një deponie mbeturinash është edhe në Podujevë, transmeton Indeksonline.

Prej kohësh mbeturina të shumta janë mbledhur edhe atë në afërsi të tri objekteve mjaft të rëndësishme, të komunës, mjekësisë familjare dhe të një shkolle fillore.

Në disa fotografi të dërguara në Indeksonline shihet qartë se gjendja është mjaft e keqe dhe se për këtë janë informuar edhe organet kompetente, por që nuk është ndërmarrë asgjë./Indeksonline/