75 Mall Live Search
11:10 / E Premte, 23 Gusht 2019 / indeksADMonline

E turpshme, dëmtohen shenjat e komunikacionit, në Suharekë

Shenjat e komunikacionit po dëmtohen qëllimisht në Suharekë. Të turpshëm e ka quajtur aktin kreu i Komunës, Bali Muharremaj.

Madje, kryetari ka paralajmëruar shtimin e numrit të kamerave për të rritur sigurinë.

“Është shqetësuese se si shenjat e komunikacionit po dëmtohen qëllimshëm në qytet dhe në fshatra.

Kjo e dëmton pronën publike dhe e rrezikon sigurinë e përgjithshme të komunikacionit.

Me policinë sot e kemi vëzhguar këtë situatë dhe do të intervenohet për identifikimin e dëmtuesëve.

Do të bëhet shtimi i kamerave të sigurisë në shumë hapsira për t’i shtuar masat e sigurisë” shkruan Muharremaj në Facebook./Indeksonline/