75 Mall Live Search
15:09 / E Enjte, 31 Mars 2022 / AR

E turpshme/ “O nale nale”, qytetari shfrytëzon fëmijët vetëm për “like”

Një qytetar i quajtur Kamer Shala ka shfrytëzuar fëmijët që gjendeshin brenda një automjeti vetëm për të bërë një video në rrjetin social TikTok.

Në videon e postuar nga vetë ai në atë rrjet, shohim që fëmijët (nxënësit) dëgjohen teksa ulërasin “O nale, nale”, raporton Indeksonline.

“Oj qika ka me ju qit në TikTok me ba llajka unë a ban”, dëgjohet teksa thotë Kamer Shala.

Fëmijët prapa tij të shqetësuar thonë “O nale, nale”.

Po ashtu në atë video, siguria e tyre është zero. Ata janë në këmbë derisa vetura është në lëvizje./Indeksonline/

@kamershala957

♬ original sound – Kamer Shala957