23:57 / E Mërkurë, 09 Shkurt 2022 / AR

E turpshme, reperit të njohur i publikohet video teksa kryen seks oral

Në profilin e Instagramit të Nellyt është publikuar një xhirim i seksit oral, ndërsa për rastin është deklaruar edhe reperit.

Ai ka thënë se xhirimi që zgjaste një minutë është ngarkuar gabimisht në InstaStory të këtij rrjeti social.

“Sinqerisht i kërkoj falje zonjushës së re dhe familjes së saj. Ky është publicitet i padëshiruar për të/ata”.

“Është një video e vjetër, e cila ka qenë private dhe asnjëherë nuk është dashur të dilte në publik”, ka thënë këngëtari në prononcimin e tij për TMZ.

Edhe pse fytyra e tij nuk shihej në xhirim, është dëgjuar zëri i tij teksa e xhironte femrën, identiteti i të cilës ka mbetur i panjohur që po i ofronte seks oral.

Videoja është larguar shpejt nga profili i tij, mirëpo atë e kanë parë shumë nga ndjekësit e reperit, disa prej të cilëve edhe e kanë ruajtur për ta shpërndarë në internet.

Ekipi i Nellyt pohon se profili i tij është hakuar dhe se ata janë të shqetësuar se më shumë përmbajtje private mund të përfundojë në internet duke i përfshirë të dhënat financiare, dokumentet personale dhe fjalëkalimet.