E turpshme, “Skifterat” urinojnë mbi flamujt e “Intelektualëve”
Thumbimet mes dy tifozërive të Gjilanit dhe Dritës, “Skifterat” dhe “Intelektualët” kanë qenë të vazhdueshme.
Megjithatë duket se kjo dukuri po ngritet në një nivel tjetër.
Në këtë video shihet një ‘Skifter’ duke urinuar mbi flamurët dhe banerët e ‘Intelektualëve’.
Ky reagim i tyre është si pasojë e një video që ‘Intelektualët’ e kanë publikuar një ditë më parë, në ‘folenë’ e tifozëve të Gjilanit në oborrin e shkollës “Selami Hallaqi”.