75 Mall Live Search
16:48 / E Mërkurë, 17 Mars 2021 / AR

E turpshme/ Temperatura e nxënësve në shkolla po iu matet “sa për sy e faqe”

Ministria e Shëndetësisë ka përcaktuar një udhëzues të gjatë për shkollat, si masë mbrojtëse kundër Covid-19, shkruan Indeksonline.

Matja e temperaturës nëpër shkolla është një prej kushteve në mes të pandemisë së koronavirusit.

Por kjo gjë nuk po zbatohet siç duhet nëpër institucione arsimore.

Në një video që po qarkullon nëpër internet, shihet se temperatura e nxënësve në një shkollë të Kosovës nuk po iu matet mirë.

Personi që po e mat temperaturën, po e bën këtë punë “sa për sy e faqe”.

Ky veprim i tij është duke u kritikuar jashtë mase, sepse kështu rrezikohet shëndeti i tyre./Indeksonline/