75 Mall Live Search
12:14 / E Mërkurë, 06 Shkurt 2019 / indeksADMonline

E turpshme, tifozët e West Ham e fyejnë Salahun në baza fetare

Çështja e abuzimit racor në futboll, konkretisht në Angli është rihapur. Në rrjetet sociale janë publikuar video që tregojnë se si Mohamed Salah është fyer vazhdimisht në baza fetare nga tifozët e skuadrës londineze.

“F..muslim, f…musilam, inshallah f…” kanë qenë disa nga fyerjet e drejtuara ndaj Salah. Fyerjet kanë qenë më të zëshme në goditjet nga korneri kur Salah shkonte për t’i ekzekutuar.

Federata e Futbollit të Anglisë pritet të hap rast për këto fyerje, ndërsa vetë futbollisti nuk ka dashur të komentojë fyerjet fetare ndaj tij./Indeksonline/