75 Mall Live Search
10:58 / E Martë, 30 Korrik 2019 / indeksADMonline

E turpshme, vetëm dje policia tregon se sa gra u rrahën nga burrat në Kosovë

Dhuna në familje po vazhdon të jetë prezentë në familjet kosovare.

Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës, për ditën e djeshme, janë raportuar pesë rrahje të femrave në komuna të ndryshme të vendit, shkruan Indeksonline

Më poshtë, raporti i detajuar për këto pese raste.

Prishtinë – Është arrestuar një i dyshuari për shkak se e ka sulmuar fizikisht viktimën femër K/Shqiptare e cila si pasojë ka pranuar tretman mjekësor. I dyshuari me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje.

Klinë – Është arrestuar i dyshuari i cili fizikisht e ka sulmuar viktimën femër K/Shqiptare. I dyshuari kishte qenë nën ndikim të alkoolit dhe i njëjti me vendim të prokurorit është ndaluar në mbajtje.

Gjakovë – Është arrestuar i dyshuari i cili për shkaqe ende të panjohura e ka sulmuar fizikisht viktimën femër K/Shqiptare. Si pasojë e sulmit viktima ka pësuar lëndime dhe ka pranuar tretman mjekësor, kurse i dyshuari pas i intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Malishevë– Viktima femër K/Shqiptare ka raportuar se pas një mosmarrëveshje në familje është sulmuar fizikisht nga i dyshuari mashkull K/Shqiptar, ku si pasoj e sulmit viktima ka marrë tretman mjekësor. Është arrestuar i dyshuari i cili me vendim të prokurorit është dërguar në qendrën e mbajtjes për 48 orë.

Gjakovë – Viktima femër K/Shqiptare ka raportuar se nga i dyshuari mashkull K/Shqiptar, ishte ndier i shqetësuar dhe i rrezikuar. Është arrestuar i dyshuari, i cili në konsultim me prokurorin i njëjti është liruar në procedurë të rregullt.