75 Mall Live Search
14:03 / E Premte, 25 Mars 2022 / OSH

E turshpme, të rinjët shihen duke dëmtuar qëllimisht ulëset në park, kryetari fton Policinë të merret me këtë rast

Kryetari i Suharekës, Bali Muharremaj ka raportuar një rast të turpshëm nga disa të rinjë. Në shtigjet e ecjes shihet se si disa persona të pandërgjegjshëm dëmtojnë qëllimisht pronën publike. “Nuk po e kuptoj këtë veprim të ktyre.

Qytetarët sapo më dërguan këtë video nga Shtigjet e Ecjes, ku disa të rinjë po i dëmtojnë ulëset.

Apeloj që Policia të mirret me këtë rast, ku po dëmtohet prona publike.

Sinqerisht kjo është e patolerueshme” shkruan Muharremaj në reagim./Indeksonline/