E ulët/ Deputetët e Listës Serbë nuk mbajnë një minutë heshtje për vdekjen e senatorit Bob Dole

Kuvendi i Kosovës ka mbajtur një minutë heshtje për vdekjen e senatorit Bob Dole.
Por në këmbë aty nuk u ngritën deputetët e Listës Serbe.
Ish-senatori amerikan, Bob Dole, ka vdekur në moshën 98 vjeçare, gjatë kohës sa ishte në gjumë.
Vdekja e Dole u konfirmua nga Fondacioni Elizabeth Dole dhe familja e tij përmes një deklarate të dielën.
Dole u angazhua herët në politikën amerikane për Kosovën dhe luajti rol të rëndësishëm në procesin që çoi në krijimin e shtetit të pavarur.
Për kontributin e tij, një bust u përurua në Prishtinë.
