22:07 / E Mërkurë, 19 Korrik 2023 / Gj. Sh

E ulët, Ismet Munishi i gëzohet eliminimit të Ballkanit nga kualifikimet e Champions League

Ballkani është eliminuar nga kualifikimet për Champions League.

Kampioni i Kosovës, sonte ka pësuar humbje nga skuadra bullgare Ludogorets, me rezultat 4-0, duke u eliminuar me rezultat të përgjithshëm 4-2, shkruan IndeksOnline.

Pas kësaj humbje ka reaguar ish-trajneri i Ballkanit dhe analisti kosovar, Ismet Munishi, i cili ka thumbuar analistat e gazetarët nga Kosova.

“Veq ja keni ni zanin futbollit .Gazetar , analista , stratega , etj . Bini fleni se na keni lodhë . Edhe si i pash do baksuza që kan shku ne Bullgari u bona shume skeptik per ecurinë . .:”, ka shkruar Munishi në Facebook./IndeksOnline/