13:16 / E Premte, 09 Qershor 2023 / L K

E ulët, këshilltari i Albin Kurtit tallet më sëmundjen e Isa Mustafës

Asistenti ekzekutiv i kryeministrit të Kosovës Albin Kurti, Arianit Beqiri ka bërë një postim skandaloz në rrjetin e tij social duke u tallur me sëmundjen e ish-kryeministrit të Kosovës, Isa Mustafa.

Beqiri ka ironizuar me sëmundjen e Isa Mustafës, duke ia përshtatur një fotografi të Mustafës me bastun me mbishkrimin “Shkatërruesit e LDK-së”, në rrjetin e tij social “Twitter”.

Postimi i Beqirit u kritikua ashpër nga ndjekësit e tij.

Përpos pozitës së tij si asistenti ekzekutiv i kryeministrit të Kosovës, Arianit Beqiri u emërua dje edhe aksionar i Ndërmarrjes Publike Banesore në Prishtinë.

Beqiri, që ushtron rolin e asamblistit të Lëvizjes Vetëvendosje në Prishtinë është emëruar në pozitën e aksionarit të NPB-së me 26 vota për, asnjë kundër dhe asnjë abstenim.