E veçantë në secilën paraqitje, kjo është Bebe Rexha
Këngëtarja e njohur me prejardhje shqiptare, emri i vërtetë i së cilës është Bleta Rexha, por që për publikun njihet si Bebe Rexha, ka pushtuar zemrat e shumë fansave me këngët e saj.
Krijuesja e shumë hiteve, njihet gjithashtu për paraqitjet e saj të zjarrta në publik dhe vazhdon të jetë mjaft e veçantë në secilën paraqitje që bën, shkruan Indeksonline.
Bebe Rexha, edhe së fundmi është shfaqur mjaft atraktive në paraqitjen e saj nëpërmjet një InstaStory.
E veshur me të zeza, ajo ka theksuar vijat e saj trupore, tashmë të rikthyera në formën më të mirë.
Kujtojmë se para pak kohe, Bebe kishte marrë një varg kritikash për shkak të kilogramëve të tepërt që kishin mbuluar format trupore të saj. /Indeksonline/
