75 Mall Live Search
13:34 / E Mërkurë, 13 Gusht 2025 / SH

E vendosën këtë tabelë, në Gjermani, vetëm në 13 vende, a e dini kuptimin e saj?

Shenja më e rrallë rrugore në Gjermani është vendosur në vetëm 13 vende në afërsisht 140 kilometra autostradë në veri të Mynihut. Nuk është çudi që pak njerëz e dinë se çfarë do të thotë.

Ndihuni të lirë ta injoroni, shkruan Fenix Magazine, sepse këto tabela të reja, të ashtuquajtura “shenja referimi”, të vendosura çdo 2.5 kilometra përgjatë autostradës A9, nuk tregojnë ndonjë kufizim apo rregull.

Shenja bardh e zi është pjesë e “Fushës së testimit të autostradës digjitale” (DTA), e cila u krijua në vitin 2016, shkruan Indeksonline.

Kjo shenjë u shërben automjeteve autonome që testohen atje për orientim – kamerat e automjetit mund t’i përdorin këto shenja për të përcaktuar pozicionin e tyre me saktësi centimetri.

Ministria Federale Gjermane për Digjitalizim dhe Transport dhe Agjencia Federale e Transportit Rrugor (BASt) ofrojnë informacion mbi fushat e testimit në faqet e tyre të internetit. Harta, e përditësuar në gusht 2021, tregon 26 fusha testimi dhe 142 projekte në të gjithë vendin./Indeksonline/