75 Mall Live Search
16:08 / E Enjte, 02 Maj 2019 / indeksADMonline

E vërteta e Betejës së Koshares, Hysen Berisha i përgjigjet Dilaver Goxhajt

I nderuar Kombi im Shqiptar!

Për hir tuajin dhe në emrin tuaj po i përgjigjem, pas dy sulmeve ish-Kolonelit të Ushtrisë Popullore të RPSSH – Kolonel Dilaver Goxhaj:

Beteja e Koshares ç’është e vërteta plotësisht u hartua si plan lufte, u stërviten ushtarët , i armatosen dhe u prinë burrat oficer të Kosovës të cilët artin ushtarak e kishin mësuar në Zagreb, e kudo tjetër në ish-Jugosllavi.

Vite para kësaj Beteje, këta burra që ju po i etiketoni u rreshtuan kundër ushtrisë serb edhe në luftërat tjera në ish Jugosllavi.

Në Tiranë u organizuam nën komandën e Kolonel Ahmet Krasniqit, nën shembullin e Gjergj Kastriotit e nën flamurin kombëtarë, u vendosëm në një repart  të ish ushtrisë shqiptare të braktisur, tashmë të shndërruar në një stallë bagëtish.

Në kushte të tilla formuam GO3 (Grupin Operativ 3), stërvitem ushtarët për mision, oficerët komandues u harmonizuam ndër veti, planifikuam sulmin në imtësi, hartuam strategjinë, rrokëm armët dhe u vendosem në krye te atij rreshti ushtaresh për të çliruar Kosovën.

Ja arritëm zoti Kolonel! Sepse sekreti i atij suksesi ishte uniteti i forte midis ushtareve e ushtarakëve në Betejën e Koshares. Dy dekada pas këtij suksesi, Presidenti i Republikës së Kosovës Zotëri Hashim Thaqi, nderoi Betejën e Koshares, Brigadën 138 – “Agim Ramadani” si njësi ushtarake e UÇK e cila e zhvilloi operacionin, si dhe të gjithë ushtarët, oficerët komandues dhe dëshmorët e kësaj Beteje.

Kolonel, përpara sulmit tonë ishte Korpusi i tretë i Gjeneral Lazarevicit, icili pas studimit të hollësishëm të operacioneve luftarake gjatë ditëve të luftës në Koshare, vije në përfundim dhe e quan “Bitkana Koshare”, në gjuhen shqipe për Ju z. Kolonel Beteja e Koshares!

Debati i personazheve në këtë Betejë, i cili po zhvillohet në distancë por mbështetur mbi argumentet shkencore ndërmjet  Ne oficerëve që drejtuam operacionin për çlirimin e Kosovës dhe gjeneralëve serb të cilët kishin për detyrë ta ndalnin këtë çlirim me ushtritë e tyre, ka sjellë deri të përfundimi shkencorë se operacioni i luftimit i zhvilluar me dt.09 Prill, 1999, të njihet sidita e parë e Betejës së UÇK në Koshare.

Mbështetur në analizën moderne që bëjnë ushtritë dhe oficerët profesionistë, armata që e braktisë arenën luftës është ushtria humbëse.

Ky është epilogu të cilin nuk mundësh me e ndryshua me shkrimet tuaja, ka për tendencë përçarjen e kombit shqiptarë dhe destabilizimin e Republikës së Kosovës. 

Nuk do t’ia arrini, prandaj ik nga kjo temë dhe shijo pa kompleks e xhelozi sukseset e ish-Komandantit të Betejës së Koshares, tashmë Ministrit të Mbrojtjes së Republikës së Kosovës, z. Rrustem Berisha dhe stafit të tij, në formimin dhe përgatitjen në bazë të doktrinave moderne të NATO, të armatës së re të Republikës së Kosovës.

Ish oficerët e Akademive jugosllave që ju z. Kolonel i përçmoni e fituanlu ftën dhe nën shembullin e Heroit Kombëtar Gjergj Kastrioti po e mbrojnë lirinë dhe token e bekuar të Kosovës.

Desha me iu thurë lavdi Heronjve të kombit shqiptarë por po  më kujtohen Gjeneralët famekeq te shokut Tito, Aleksander Rankoviqi, Ivan Millutinovic dhe Llolla Ribar të cilët ju ende i mbani në listën e heronjve kombëtarë shqiptarë prandaj po hezitoj, mirëpo, po dua të thurë lavdi nderim dhe respekt për të gjithë burrat e gratë që u rreshtuan pas Flamurit kombëtarë dhe trimërisht i mundën ushtritë okupatore serbo – ruse në Kosovë.

Kolonel Goxhaj, në Betejën e Koshares, poezia dhe kënga kanë qenë muza jonë dhe dy elemente që kanë plotësuar njërat jetrën, kanë frymëzuar ushtarët në vijat e luftës prandaj këtij reagimi dua që pikërisht përmes poezisë së autorit HamitAlia, poetit shqiptarë të lindur në fshatin Kasaj të Tropojës, aty ku unë zhvillova Betejën e Koshares (si dhe luftimet për zmbrapsjen e invadimit serb në territorin e Republikës së Shqipërisë, detyre të cilën ju nuk e realizuar), prandaj lexojeni këtë poezi që unë po e vendosi si përkrenaren e reagimit tim:

Hamit Aliaj

HINGËLLON NJË KALË KU BASHKOHEN DY DRINAT

Hingëllin një kalë ku bashkohen dy Drinat,

Herë gjog i bardhë, herëvrâç i zi,

Bardhon si Drini i bardhë, zezon si Drini i Zi

Ah, hingëllimë, e mnershme hingëllimë

Rrënqeth malin me emrin e dridhshëm Pikëllimë !

Është kalë a fantazmë?!

Fantazma janë parë te dalin nga ujrat,

Fantazma janë parë të zbresin nga mali,

Po kurrës’është degjuar për një fantazmë kali!

Fantazmë kali, ngaç’dimërvjenti?

Patkoin e hënës hedh përmbi Dri !

Dimëron në shi qysh nga Mesjeta

Ku luftas’praninë pllaja të shkreta,

Me statuja mbretërish – fantazma mbishpinë

Tërmete bien sa herë hingëllin

Sa nuse hënore mbajte mbi shpindë

Si e ndjenveten rrethuar me çengi

Që shpikin përditë Skenderbetëri ?

Ah gjog i bardhë,ah vraç i zi

Ditën – Dri i Bardhë,

Natën – Dri i Zi !

Fantazmë kali, pse i trembesh kësaj toke?

Patkoin e hënës gjuan në qiej Europe!…

Fantazmë kali, ngaç’dimërvjenti ?

Patkoin e hënës lëshon përmbi Dri…

Çartanët e çartur me Çarter çajnë retë,

Me jahte çartanët, mbi dete e pushtete,

Po, hypur mbi kalë i ëndërrojnë statujat e veta

Ç’tërmet e ndjen atje mbi Pikëllimë?

Çfarë shenjash Mesjetetë zbardhin, të nxijnë ?!…