“E vërteta është dritë”, rruga B zbukurohet me murale nga “MoS Kosovo”

Meeting of Styles-Mos Kosovo nën moton “Truth is Light” ose e “E vërteta është dritë” ka marrë përsipër zbukurimin e rrugës B në Prishtinë.
Rruga B që nga sot tani ka marrë pamje tjetër nga muralet, shkruan IndeksOnline.
Pjesëmarrësit në MoS Kosovo sot u vizituan nga kryetari i komunës së Prishtinës, Përparim Rama, i cili mbështeti këtë projekt.
Po ashtu, ata pritën edhe përfaqësues të Ambasadës së Italisë dhe Mbretërisë së Bashkuar./IndeksOnline/


