18:01 / E Diele, 24 Dhjetor 2017 / indeksADMonline

E vërteta mbi mizat, ja sa sëmundje bartin ato

Të gjithë e dimë se mizat bartin sëmundje infektuese.

Por, sipas një studimi të fundit ato bartin mbi 600 sëmundjeve, gjë e cila nuk ishte menduar më herët se mund të jetë një numër kaq i madh i tyre.

Një gjë e tillë ndodh për shkak se ato gjejnë ushqime, veçanërisht adhurojnë ushqimet e shkatërruara, kufomat e kafshëve, fekale, bërllok, ku edhe vendosin vezët e tyre, transmeton Indeksonline.

Shkencëtarët kanë kryer dy lloje të studimi, mbi mizat e shtëpisë dhe të mizave të mishit, të cilat gjenden në rajone të ngrohta.

Sipas studimit miza e shtëpisë bart 351 lloje të baktereve, ndërsa ajo e mishit 316 lloje të baktereve që bashkë bëjnë mbi 600.

Pas shumë analizave të DNA, shkencëtarët konfirmuan se mizat bartin infeksione të shumta të sistemit të tretjes, helmimin e gjakut, infeksionet urinare, pneumonisë dhe sëmundje tjera të organeve të frymëmarrjes./Indeksonline/