E vërteta pas intervistës tronditëse të Princit Harry

Princ Harry bëri një sulm të ashpër ndaj familjes së tij, disa orë pasi humbi betejën gjyqësore për sigurinë personale.
Duka i Sussex apeloi për vendim pasi ai dhe Meghan dhanë dorëheqje si anëtarë të familjes mbretërore në vitin 2020 dhe u larguan nga Britania për në Montecito të Kalifornisë, transmeton Indeksonline.

Intervista tronditëse e Harry-t për BBC-në është pritur me një mori kritikash pasi ai u ankua se babai i tij i prekur nga kanceri, Mbreti Charles, “nuk do të flasë me të” dhe pretendoi se “nuk e di se sa kohë jetë i ka mbetur”.

Gjatë intervistës ai u shpreh se nga të gjitha mosmarrëveshjet që kishte me familjen, besonte se ata nuk do të hiqnin dorë nga ai.

Një pengesë e madhe për pajtimin me familjen ishte edhe rrëfimi i tij shpërthyes për çështjet private familjare për publikun përmes librit “Spare”, serialit dokumentar në “Netflix” me Meghan dhe intervistës së çiftit me Oprah Winfrey./Indeksonline/
