12:20 / E Martë, 07 Korrik 2020 / indeksADMonline

E vështirë të njihet, Kimi tregon ndryshimin që ka pësuar ndër vite

Vitet e fundit, Kim Kardashiani është një prej femrave më të përfolura dhe më të njohura në botë, e gjithë kjo falë linjave të saj bombastike.

Por ylli televiziv ndau disa fotografi nga vitet e para të famës, në Instagram të hënën, e që befasoj të gjithë me ndryshimin që ka pësuar ndër vite. 

39-vjeçarja dukej pothuajse e panjohshme në veshjet dhe grimin e thjeshtë. Në fotot ajo pozoi në korridorin e një shtëpie modeste,

“Kështu që unë mbaj gjithçka dhe kam qenë duke organizuar fotot e mia gjatë karantinës dhe gjeta të gjitha fotot e mia të dukjes, i mbani mend të gjitha këto paraqitje të mia”, shkroi Kimi në fotografitë e postuara, ndërsa që mori komente të shumta.

Ndryshe, bashkëshorti i saj, Kanye Westi po ndërton një rezidencë luksoze për të dhe familjen e tij./Indeksonline/