75 Mall Live Search
08:29 / E Enjte, 02 Maj 2019 / indeksADMonline

E vetme në mesin e burrave, Bibiana rrëfen për përvojat si gjyqtare

Bibiana Steinhaus është një nga idhujt e të gjithë femrave që dëshirojnë të arbitrojnë në nivele të larta. Ajo është gjyqtarja e parë femër në Bundesligën gjermane.

Gjithçka filloi në vitin 2017-të, kur 40 vjeçarja arbitroi për herë të parë në elitën e futbollit gjerman. Në një intervistë për “Bildit”, Bibiania tregoi për disa ngjarje gjatë karrierës së saj.

Ajo rrëfeu lotët pas gabimeve të bëra dhe ndryshimin e vendimeve në një takim ku u ndihmua nga asistentët e saj. Gjyqtarja menton se teknologjia është e ardhmja e futbollit, por thekson se ndryshime ishte  shumë i shpejtë dhe kjo rrjedhimisht do të sillte gabime.

Nuk mund të kalonte as pa komentuar gjestin e famshëm të ish-futbollistit të Hertës, Peter Nimajer ku padashje i prekur gjoksin, por që të dy e kaluan me buzëqeshje.

Gjithashtu arbitrja ka kujtuar edhe momentin kur pati përplasje me Guardiolën dhe Frenk Riberi, por sot mardhëniet e tyre janë të mira.

Më pëlqen të jem një gjyqtare grua  në mes të burrave. Thjesht kërkoj respekt, ndërsa nga vetja kërkoj të jem e ndershme në punën time”, shprehet 40 vjeçarja.

Editorial use only. No merchandising. For Football images FA and Premier League restrictions apply inc. no internet/mobile usage without FAPL license – for details contact Football Dataco Mandatory Credit: Photo by BPI/REX Shutterstock (Germany)/BPI/REX (5470509c) Referee Bibiana Steinhaus (l) shows the red card to Fortuna Dusseldorf’s Kerem Demirbay (r). UK SALES ONLY File photo of referee Bibiana Steinhaus – 1 Jan 1970

Ajo është me origjinë nga Hanoveri dhe zbulon edhe ekipin për të cilën bën tifo. “Ne gjyqtarët jemi ekipi i 19-të i Bundesligës, jam tifoze e madhe kësaj skaudre”, përfundon ajo.