17:14 / E Hënë, 04 Dhjetor 2017 / indeksADMonline

E vetmuar për festat e fundvitit? Këto janë opsionet çka të bëni

Një grua ka rrëfyer frikën e saj se do të mbetet e vetme për Krishlindje. Ajo ka sqaruar se sapo ka përfunduar terapinë kundër depresionit por që frikësohet se në festat e fundvitit do të detyrohet t`i marrë prapë ato, transmeton Indeksonline.

“Jam divorcuar pas 16 viteve martesë. Jam 37 vjeçare, nënë e dy fëmijëve. Por ata do i kalojnë Krishlindjet me babanë e tyre i cili gjendet larg. Unë do e pres festën e vetme. Edhe familja ime kanë planifikuar diçka vetëm, çka do të thotë se jam krejtësisht e vetme”, është shprehur ajo.

Ndërkohë, gruas i ka ardhur përgjigja nga psikologia Deidre. Ajo ka thënë se gruaja nuk duhet të rrijë vetëm.

“Ti duhet tu tregosh miqve se je vetëm. Mund t`i pyetësh nëse mund t`u bashkohesh dhe të dërgosh ndonjë pjatë me ushqim, që t`u ndihmosh”, ka thënë psikologia në përgjigjen e saj, transmeton Indeksonline.

Sipas saj, gruaja nëse nuk do që të rrijë vetëm, mund të bashkohet vullnetarisht e të ndihmojë për bamirësi duke shërbyer ushqim, ose të vizitojë ndonjë person të moshuar që është vetëm./Indeksonline/