18:00 / E Martë, 05 Korrik 2022 / AR

E virgjëra e Për’Puthen e krahason veten me Kim Kardashian

Një ndjekës i ka vënë në dukje gjatësinë ish konkurrentes së Për’Puthen, Sindi iu përgjigj duke thënë se ka një gjatësi me Kim Kardashian, e cila sot  konsiderohet si femra më seksi.

“Gjysmë metri e qofte je o yll”, i shkroi ndjekësi.

 “Hahahahahaha sa Kim Kardashian pra 1.58… Kot nuk është konsideruar si femra më sexy. Vetëm se unë jam pa operacione”,– iu përgjigj Sindi.

Një tjetër ndjekës u shpreh se nëse do të ishte aq e famshme sa Kim nuk do t’i vinte aspak keq, por ajo është bërë e njohur nga ‘Për’puthen”.

“Të ishe si Kim Kardashian aq e suksesshme s’do më vinte keq, po ri je bërë e famshme nga ‘Për’puthen’ se të ishe për ty asnjë s’do të njihte”– i shkruan ndjekësi.

“Kim Kardashian është bërë e famshme nga një sex tape i saj që ju publikua nga një i afërm i Michael Jackson asokohe i dashuri i saj. Dhe kjo ka ndodhur në 2007. Më vonë të gjithë vëmendjen nga ky skandal (zgjuarsia e asaj familje) e përdorën që të shfaqnin veten e tyre dhe talentet e tyre sot 15 vite më vonë janë yje!

Unë kam dalë nga ‘Për’puthen’ ashtu si shumë ikona të televizionit shqiptar mund të kenë dalë nga të qenurit velina në televizione si Fiks Fare, më prisni dhe mua nja 15 vite se jam e sigurt që do të më duartrokasin fort. Mirupafshim zemra ime”– iu kundërpërgjigj ajo.