15:24 / E Mërkurë, 05 Shtator 2018

E vodhi Audi A4-shin në Prishtinë, niset drejt Serbisë

“Rent a Car Turbo” në Prishtinë është mashtruar nga një person në Prishtinë. Ai me dokumente falso ka arritur që të vjedhë një Audi të modelit A4.

Pasi prezantoi dokumente false në emër të Adrian Osmanit, personi është nisur me Audi në drejtim të Serbisë, shkruan Indeksonline.

Personi mashtrues ka thënë se nuk mund të flas kinse është duke i rregulluar dhëmbët dhe nuk ka folur.

Pronari i biznesit, Agron Haxhillari e ka paraqitur rartin në Polici ndërsa ka treguar edhe fotot e personit që ka kryer këtë mashtrim dhe vjedhje./Indeksonline/

Mos i humb