75 Mall Live Search
10:51 / E Hënë, 07 Shtator 2020 / C E

E vranë pasi festoi fitoren e Shqipërisë: Spitali grek s’ia hapi derën sa ishte ende gjallë

4 shtatori i vitit 2004 është një ditë e shënuar në historinë e futbollit shqiptar, por një datë e zezë për familjen Palushi.

I biri i tyre, Gramozi u vra në Greqi, pasi po festonte fitoren e Kombëtares shqiptare kundër helenëve.

Pas 16 vjetësh, ka reaguar për herë të parë familja e të ndjerit. Në një prononcim të dhënë për Abc-në e mëngjesit, ata u shprehën:

Atë ditë e ndjeva veten si asnjëherë tjetër. Shkova fillova punën dhe kur vjen një miku dhe tha na kanë vrarë Gramozin grekët. E kanë vrarë pas shpine, e kanë çuar të gjallë shokët te spitali. Spitali nuk e ka hapur portën, janë mbledhur 500 emigrantë shqiptarë dhe më pas e kanë hapur. Pasi e kanë hutur brenda nuk dihet. Ka pëshpëritje që pasi i kanë futur gjak, i ka ardhur shpirti por e vërteta nuk dihet”.

Gjaku i Gramozit i mundon dita-ditës e për këtë vëllai i tij shprehet:

E bëj thuajse në çdo ndeshje, është një ndjenjë e veçantë, pak e pabesueshme. Normalisht që jam krenar, sepse të gjithë thonë që ra për flamurin, por do të doja të kisha zgjedhur ta kisha këtu sesa të ndihesha krenar”.