E vrava se më tradhtonte! Burri tregon arsyen e krimit në familje
Skënder Hoxha, 63-vjeçari që dje vrau me sëpatë bashkëshorten e tij, pasi ka pranuar krimin e rëndë, ka deklaruar në polici së shkak është bërë xhelozia.
63-vjeçari nga fshati Vagalat i Memaliajt ka deklaruar para bluve se gruaja e tij, viktima Antoneta Hoxha e tradhtonte me një 45-vjeçar.
Në momentin e ngjarjes, në banesë nuk ndodhej asnjë person tjetër përveç çiftit.
Autori ka lajmëruar fqinjët dhe të afërmit për ngjarjen, të cilën fillimisht e ka mohuar. Ngjarja ka ndodhur në katin e dytë të banesës, ku burrë e grua jetonin të vetëm, në dhomën e gjumit të çiftit.
Mësohet se fillimisht çifti ka pasur një grindje, motivet e së cilës nuk dihen, ndërsa më pas situata është rënduar duke përfunduar me vrasjen e 53-vjeçares.
Bashkëshorti i saj e ka goditur në pjesën e ballit dhe në krahun e majtë.