75 Mall Live Search
08:52 / E Premte, 06 Shkurt 2026 / Z S

E vuri në pikëpyetje çmimin “Nobel” për Trumpin, SHBA-ja ndërpret çdo bashkëpunim e kontakt me kryetarin e Kuvendit polak

Shtetet e Bashkuara kanë ngrirë të gjitha kontaktet dhe komunikimet me kryetarin e Parlamentit të Polonisë, në një përshkallëzim diplomatik të paprecedentë mes dy aleatëve të NATO-s, pas deklaratave të kryetarit që vënë në pikëpyetje nominimin e Donald Trumpit për çmimin “Nobel” për paqe 2026.

Në një deklaratë të ashpër, ambasadori i SHBA-së Tom Rose njoftoi se, “me efekt të menjëhershëm, nuk do të ketë më asnjë kontakt, bashkëpunim apo komunikim me kryetarin e Sejmit, Włodzimierz Czarzasty”, duke i cilësuar deklaratat e tij si “fyese, të paprovokuara dhe të papranueshme” ndaj presidentit Trump, të cilat sipas tij e kanë shndërruar kryetarin e kuvendit në “një pengesë serioze për marrëdhëniet tona përndryshe të shkëlqyera me kryeministrin Donald Tusk dhe qeverinë e tij”.

Kriza shpërtheu pasi Czarzasty refuzoi të mbështeste një iniciativë amerikano-izraelite për nominimin e Trumpit për “Nobelin” për paqe, duke deklaruar se ai “nuk e meriton” dhe se përfaqëson “politikë force dhe qasje transaksionale përmes presionit”.

Ambasadori amerikan në Varshavë mbrojti Shtëpinë e Bardhë, duke e quajtur Trumpin “mikun më të madh që Polonia ka pasur ndonjëherë”.