E zbulojnë të afërmit, kështu ndihet Kate pas akuzave për photoshop

Synimi ishte t’i urojnë të gjithëve ditën e nënës me një foto familjare. Por postimi i Princeshës Kate rezultoi e kundërt.
“Si shumë fotografë amatorë, herë pas here eksperimentojnë me editimin. Do të doja të kërkoja falje për çdo konfuzion të shkaktuar nga fotografia familjare që shpërndamë dje”, shkroi princesha Kate të hënën, transmeton Indeksonline.
Sipas një burimi të brendshëm të pallatit, Kate po ndihet shumë keq. Ajo u përpoq të bënte më të mirën me foton, citon Daily Mail nga Telegrafi.
Sipas një miku të saj, Kate është “e pikëlluar” që kjo foto ka shkaktuar një zhurmë kaq të madhe – duke përfshirë spekulimet për shëndetin e saj. Ajo donte vetëm të ndante një “foto të thjeshtë familjare”./Indeksonline/