E zbulon agjenti i tij: Gareth Bale nuk largohet nga Reali

Gareth Bale nuk do të largohet nga Real Madridi këtë verë.
Lajmi është konfirmuar nga agjenti i futbollistit, Jonathan Barnett, i cili thotë se uellsiani është ndër futbollistët më të mirë në botë dhe nuk largohet në huazim.
Është raportuar se Perez do ta largojë Balen sapo të hapet merkato e verës, por Barnett këmbëngul se klienti i tij do të qëndrojë në “Bernabeu”.
“Gareth Bale është mirë. Ai i ka edhe 2 vite kontratë me Madridin”, tha Barnett për BBC.
“Ai ende është po aq i mirë sa të tjerët. Zinedine Zidane vendos. Ka interesim për të por vështirë për të gjetur një klub që të përballojë pagën e tij.
“Është keq se ai nuk është aktivizuar me madrilenët por, por nuk do të largohet”, përfundoi ai.