75 Mall Live Search
08:36 / E Hënë, 23 Dhjetor 2019 / indeksADMonline

E zbulon avokati italian: Milani është duke u shitur

Milani dje pësoi njërën nga humbjet më të turpshme në histori të klubit. Rosonerët u mposhtën nga Atalanta me rezultat 5-0 në ndeshjen e Serisë A.

Por zërat se Milani mund të shitet përsëri kanë nisur të rriten javët e fundit, shkruan Indeksonline.

Pronari i Louis Vuittonit, Bernard Arnaulti është i interesuar që të marrë në pronësi shtatë herë kampionët e Evropës.

Edhe pse u mohua disa herë nga ai vetë, një avokat italian ka zbuluar gjithçka rreth kësaj çështjeje.

Unë kam një dokument autentik të procedurës së blerjes së Milano nga Louis Vuitton. Diskrecioni dhe mohimet janë logjike por negocimi është real“, ka thënë avokati Antonello Martinez për Telelombardian.

Milani ka ndryshuar tre pronarë në vitet e fundit, që kur Berlusconi vendosi ta shiste skuadrën përfundimisht. /IndeksOnline/