23:09 / E Hënë, 07 Dhjetor 2020 / OSH

E zbulon “El Pais”, Spanja po tenton që të bind FIFA-në që Kosova të mos paraqitet me flamurin e saj

Mediumi i madh spanjoll “El Pais” përmes një artikulli ka raportuar se ka mësuar nga burimet nga Këshilli i Lartë i Spanjës për Sporte se Federata e Futbollit Spanjoll është duke tentuar që të bind FIFA-në që Kosova të mos luaj me flamurin e saj.

Tutje, Spanja po dëshiron që Kosova të paraqitet nën flamurin e FIFA-s, njëlloj siç kishte bërë 2 vite më parë kur detyruan sportistët kosovarë që në Lojërat Mesdhetare në Tarragona të paraqiten nën flamurin e Komitetit Olimpik, transmeton Indeksonline.

Vlen të theksojmë që Spanja nuk e njehë Kosovën si shtet dhe gjithmonë ju shkakton problem sportistëve kosovarë. /Indeksonline/