E zbulon ish-bashkëlojtari i Milot Rashicës: Te Werderi e nisa me 1200 euro pagë

Max Kruse ka pasur një karrierë fantastike si futbollist me shumë skuadra të ndryshme, por karrierë të bujshme bëri te Werder Bremeni dhe më pas u transferua në Fenerbahce.
35-vjeçari ka treguar një histori interesante në podkastin e tij “Flatterball” se si e nisi karrierën futbollistike, shkruan Indeksonline
Ish-bashkëlojtari i Milot Rashicës, tregoi se si e nisi karrierën e tij futbollistike me pagë tejet të ulët, deri në 1200 euro.
“Unë shpërndaja gazeta cdo mëngjes dhe merrja rreth 400 euro pagë mujore. Isha 17-vjeç kur shkova në Werder Bremen. Aty mora një kontratë për të rinjtë me pagë deri në 1200 euro. Dikur merrja vetëm 400, tani 1200 dhe sigurisht që kjo ishte e mrekullueshme”, u shpreh ish-lojtari i klubit gjerman
Ish-lojtari i Kombëtares së Gjermanisë më pas nënshkroi një kontratë me St.Paulin ku fitoi rreth 12 mijë euro në muaj, por sa më shumë para ai futej në telashe.
“Kur fitoja më shumë, harxhoja më shumë. Merrja vetura me qëra të tipit M3 dhe Mercedes C63 AMG.
“Kam filluar të luaja poker dhe harxhoja shumë. Shkoja në kazino dhe s’e kisha problem sepse më pas arrita pothuajse shifrën e 250 mijë euro në muaj”, u shpreh ish-lojtari i Wolfsburgut
Kruse u pensionua nga futbolli gjatë vitit të kaluar sa ishte pjesë e Paderbornit. Gjatë karrierës së tij, Kruse luajti te Union Berlin, Freiburgu, Monchengladbachu, Wolfsburgu, Fenerbahce, Werder Bremeni dhe St. Pauli./Indeksonline/