75 Mall Live Search
13:35 / E Mërkurë, 26 Gusht 2020 / C E

E zbulon Manchester City: Dy orë na ndajnë nga transferimi i një jashtëtokësori

Destinacioni i ardhshëm i Lionel Messit do të jetë Manchester City.

Kjo mund të kuptohet lehtësisht nga një postim i shpërndarë nga faqja zyrtare e ish-kampionëve të Premierligës.

“Manchester City Esports” ka publikuar një postim ku shkruan: “Nënshkrimi i ri i Manchester Cityt nuk është nga kjo botë. Edhe dy orë”, thuhet në postimin që më pas e ka shpërndarë edhe faqja zyrtare e klubit anglez.

Messi, dje ka kërkuar largimin nga Barcelona pasi që ka qenë i pakënaqur me situatën menaxhuese. /IndeksOnline/