E zë “belaja”, aktori aksidentohet me makinën luksoze të gruas

Aktori Alec Baldwin dhe gruaja e tij Hilaria Baldwin përdorën llogarinë e tyre në Instagram për t’u dhënë fansave një përditësim për aksidentin që ndodhi dje.
Aktori 67-vjeçar u përplas me një pemë, ndërsa po ngiste makinën me vëllain e tij, transmeton Indeksonline.
Në videon, Alec deklaroi se ai dhe vëllai i tij Stephen ishin mirë.
Makina e tipit “Range Rover” që ai po ngiste i përkiste gruas së tij Hilaria.
“Ia shkatërrova makinën gruas sime. Më vjen keq për këtë”, tha aktori./Indeksonline/