23:51 / E Shtunë, 19 Gusht 2023 / MSH

E zë korrenti në dush, humb jetën 32-vjeçarja në Shqipëri

Një 32-vjeçare ka humbur jetën në Cërrik, pasi e ka zënë korrenti teksa ishte duke bërë dush, shkruan abcnews.

“Rreth orës 20:40, në lagjen nr. 1, në banesë, shtetasja, 32 vjeçe, banuese në Cerrik, gjatë kohës që ka qenë duke u larë në dush, dyshohet se ka rënë në kontakt me rrymën elektrike dhe për pasojë ka humbur jetën”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Ndërkohë, gupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.