E zë “mallkimi” i Vesës, lëndohet Mërgim Berisha

Klubi gjerman, Hoffemheim përmes një komunikate zyrtare ka njoftuar se Mërgim Berisha është lënduar gjatë seancës stërvitore.
Ata kanë thënë se Berisha ka lënduar gjurin dhe është detyruar të largohet para kohe në stërvitjen që u zhvillua të martën.
“Mërgim Berisha lëndoi gjurin gjatë stërvitjes dhe për këtë arsye e ndërpreu më herët stërvitjen. Në ditët në vijim do të bëhen kontrollime më të detajuara”, ka njoftuar klubi gjerman.
Trainingsinfo ℹ️@BerishaOfficial hat sich im heutigen Training am Knie verletzt und brach aus diesem Grund die Einheit vorzeitig ab. Weitere Untersuchungen folgen in den nächsten Tagen. pic.twitter.com/lWltoAQ2XE
— TSG Hoffenheim (@tsghoffenheim) November 7, 2023