E zëvëndësoi pas 29 minutash lojë, Mourinho tregon arsyen e “injorimit” që i bëri Erik Dierit
Jose Mourinho e ka zëvëndësuar Erik Dierin dje pas vetëm 29 minutash lojë.
Në ndeshjen ndaj Olimpiakosit, trajneri portugez befasoi të gjithë kur kërkoi largimin nga loja të Dierit dhe futjen e Eriksenit.

Pas ndeshjes, Mourinho e ka arsyetuar vendimin e tij.
“Gjëja e parë që duhet të bëj, është t’i kërkojë falje Erik Dierit. Nuk e bëra për ta injoruar atë, por për ta ndihmuar ekipin. Nuk është që ai po luante keq, por që nuk kishim zgjidhje në skuadër.
Më duhej një futbollist që do të ndihmonte më shumë Dele Allin në sulm. Gjëja më e rëndësishme është bërë, ne jemi kualifikuar në raundin tjetër” ka thënë Mourinho./Indeksonline/