11:14 / E Hënë, 28 Janar 2019 / indeksADMonline

E zhveshur me pamje nga Kulla Eiffel, Baby G feston numrin e ndjekësve në Instagram

Baby G është një nga këngëtaret më të diskutuara, por edhe më të kritikuara shqiptare.

Më shumë për skandale se sa për suksese, artistja nga Kukësi vitin e kaluar u bë pjesë e mediave rozë.

Duke mos pasur ndonjë arsye të madhe për të festuar në karrierën e saj artistike muzikore, ajo duket se është e lumtur me numrin e ndjekësve në llogarinë Instagram.

Duke pirë kafen e mëngjesit në Paris, e zhveshur thuajse krejtësisht, me pamje nga Kulla Eiffel, Baby G falënderon 400 mijë ndjekësit e saj në Instagram./Indeksonline/