13:06 / E Hënë, 29 Tetor 2018 / indeksADMonline

E zura gruan duke shkruar në SnapChat me një burrë tjetër, çfarë të bëj

Një 28 vjeçar ka rrëfyer për tradhtinë që i ka bërë gruaja e tij, gjatë kohës që ajo ishte me pushime në Ibiza.

Për “The Sun” ai thotë se e kishte zbuluar pasi ishte kthyer ajo në shtëpi ku e ka parë duke shkruar me një djalë tjetër. Dilemës së tij i është përgjigjur edhe psikologja.

Ky është rrëfimi i tij:

Kur gruaja ime u kthye nga një pushim në Ibiza, kisha një ndjenjë se ajo po fsheh diçka. Ditën tjetër e kapak duke shkruar në Snapchat me një njeri. Ajo tha se nuk ishte gjë tjetër veçse bisedë.

Gjatë ditëve të ardhshme, unë vazhdova të pyesja nëse ajo ende po shkëmbente mesazhe  me atë djalin. Ajo tha jo, por unë shikova në telefonin e saj më vonë dhe pashë më shumë mesazhe.

Ajo e pranoi se i kishte shkruar, kur më në fund rrëfeu se kishin shkëmbyer puthje kur ajo ishte larg.

Ne kemi qenë të martuar për pesë vjet dhe kemi një vajzë që është tre vjeçe. Unë jam 28 dhe ajo është 27 vjeçe.

Ajo thotë se është me të vërtetë keq, se ishte gabim i madh dhe se ajo nuk dëshiron të më humbasë.

Por pasi më gënjeu për këtë, unë pyes veten se çfarë tjetër mund të ketë gënjyer.

Përgjigja e psikologes:

Ajo thotë se është vërtetë keq kështu që ia vlen të i japësh një shans martesë suaj.

Ju të dy keni vajzën dhe duhet të mendoni për të dhe do të ishte mirë për të nëse do mund të ishit të lumtur përsëri.

Është mirë që sa më parë të vendosni se çfarë të bëni, nëse jo për vete për të mirën e vajzës suaj./Indeksonline/