75 Mall Live Search
12:01 / E Martë, 27 Prill 2021 / AR

E zuri lisi në mal, ky është i riu që vdiq në Podujevë

Në fshatin Terrnovicë të Podujevës, dje gjatë ditës është lënduar një person derisa ishte duke prerë dru në mal. I njëjti më pas është dërguar në QKUK, ku edhe ka ndërruar jetë.

Indeksonline mëson se viktima është 36-vjeçari, Daut Zeqiri.

Burimet e Indeksonline tregojnë se ai ishte zënë nga një lis derisa po prente drunjë në malet e Podujevës.

Varrimi i të ndjerit bëhet sot në ora 17:00 te varrezat e hekurudhës në Podujevë.