11:14 / E Mërkurë, 22 Janar 2020 / indeksADMonline

E zyrtarizon Bayerni, ia merr mbrojtësin Real Madridit

Alvaro Odriozola edhe zyrtarisht është futbollist i Bayern Munchenit. Mbrojtësi spanjoll është huazuar te gjiganti gjerman deri në fund të sezonit.

Mbrojtësi i krahut të djathtë ka kaluar me sukses testet mjekësore dhe menjëherë sot do të jetë në stërvitjet e Bayernit.

“Ne jemi të kënaqur me nënshkrimin dhe falënderojmë Real Madridin për bisedimet miqësore dhe bashkëpunuese. Odriozola do të jetë një blerje serioze për ne” ka thënë Rummenige.

“Jemi të bindur që Alvaro Odriozola do të ndihmojë ekipin tonë me cilësitë e tij. Jam shumë i lumtur që kemi në skuadër një futbollist si ai” ka thënë Salihamidzic./Indeksonline/