75 Mall Live Search
16:02 / E Mërkurë, 17 Korrik 2019 / indeksADMonline

EA SPORTS humb 730 milionë euro për shkak të Juventusit

EA Sports nuk janë më të licencuar për të përfshirë fanellat e Juventusit, emrin e ekipit ose stadiumin në FIFA pasi Zonja e Vjetër nënshkroi një marrëveshje ekskluzive me Konami dhe eFootball Pro Evolution Soccer 2020.

Juventusi tani do të njihet si ‘Piemonte Calcio’ në edicionet e ardhshme të FIFA-s, ku EA konfirmoi detajet në një deklaratë të martën, përcjellë Indeksonline.

Juventus duke lënë EA Sports do të shohë Cristiano Ronaldo dhe bashkëlojtarët të luajnë në një fanellë me porosi në FIFA 20, i cili ka pasur një ndikim të dëmshëm në vlerën dhe imazhin e EA.

Sipas CNBC, vlera e EA ra me 730 milionë euro. Tani ata kanë vlerë 24.4 miliardë euro nga 23.7 miliardë sa vlente./IndeksOnline/