18:45 / E Enjte, 18 Korrik 2019 / indeksADMonline

EA Sports publikon trailerin për FIFA 20

FIFA dhe Pro Evolution Soccer kanë bërë lajme të mëdha këtë javë.

Gjithçka filloi të martën kur Konami njoftoi një partneritet ekskluziv në mes PES dhe Juventus.

Kampionët e Serie A do të njihen me emrin  ‘Piemonte Calcio’ në FIFA, dhe nuk do të ketë të drejtë të përdor fanellat e tyre apo stadiumin. Madje disa tifozë tashmë kanë thënë se nuk do ta marrin lojën për shkak të kësaj ngjarjeje, raporton GivemeSport, përcjellë Indeksonline.

Pas humbjes së të drejtave të Juventusit, EA SPORTS është përgjigjur duke publikuar trailerin për FIFA 20, duke shpresuar që të fitojë disa lojtarë që po mendojnë të marrin PES më vonë këtë vit.

Do të ketë shumë ndryshime në edicionin e këtij viti të FIFA 20, i cili duke gjykuar nga pamjet e hershme, duket të jetë duke u fokusuar në bërjen e futbollit më real se kurrë./Indeksonline/