17:10 / E Martë, 13 Tetor 2020 / indeksADMonline

Eat Mucho, restoranti unik që po e lufton pandeminë Covid-19

Megjithëse Kosova po kalonte në një periudhë të vështirë kundër pandemisë Covid-19, me masa të rrepta dhe ekonomi në rënje, themeluesit e Eat Mucho kishin ide tjera mjaftë të guximshme. Pas disa muajsh planifikime dhe përgaditje, në fillim të muajit Korrik hapi dyer Eat Mucho, një restorant me ushqim Meksikan por me një influence të theksuar të stilit amerikan.

Përmes procesit të sofistikuar për porosi të ushqimit 100% online në webfaqën www.eatmucho.com dhe përmes një komunikimi aktiv dhe të lezetshëm në rrjetet dixhitale (www.instagram.com/eat.mucho), Eat Mucho arriti të krijojë një bujë në Prishtinë duke mirëpritur qindra qytetarë në baza ditore dhe duke krijuar mbi 16 vende të reja pune në një periudhë kur gastronomia ka pësuar dëme të mëdha në Kosovë por edhe në botë.

Por, çka saktësisht është përvoja e ashtuquajtur #EatMucho dhe çka e bënë të pazakontë?

Restoranti I cili gjendet në rr. Luan Haradinaj (qendër të Prishtinës – përballë stacionit të policisë) ka sjellur një ambient ekzotik, plotë keramika unike dhe me shumëllojshmëri ngjyrash meksikane. Brenda lokalit gjen neon-ët klasik, shumë gjelbrim, dhe vitrinën me ushqime të para-përgaditura nga të cilat klientët mund të krijojnë produktet e tyre sipas dëshirës, duke siguruar ushqime të shpejta por të freskëta dhe me kualitet të lartë, pasi perimet merren nga fermat e kontraktuara vendore çdo mëngjes.

Kompania gjithashtu vazhdimisht poston mburrjen me qendrën e tyre të thirrjeve, ku përfaqësuesit e kompanisë ju përgjigjen telefonatave me qëllimin pranimin e porosive, informimin e klientëve dhe krijimin e një relacioni të besueshëm me të gjithë përmes numrit të telefonit 048 733 733.