75 Mall Live Search
15:53 / E Enjte, 11 Nëntor 2021 / AR

Ebola drejt mposhtjes, vaksina kundër saj hyn në provat njerëzore

Janë duke u zhvilluar provat klinike për një vaksinë të re kundër Ebolës, të zhvilluar nga Universiteti i Oksfordit.

Ilaçi është krijuar për të trajtuar llojet e Ebolës në Zaire dhe Sudan – të cilat kanë shkaktuar pothuajse të gjitha shpërthimet dhe vdekjet nga Ebola në mbarë botën.

Universiteti i Oksfordit ka nisur një provë të Fazës së parë, për të testuar vaksinën në vullnetarë, raporton Metro.

Tashmë ka disa njerëz të rreshtuar dhe vaksinimet e para kanë filluar sot.

Ka katër lloje të virusit Ebola që dihet se shkaktojnë sëmundje te njerëzit.

Nga këto, Zaire është më vdekjeprurësi, duke shkaktuar vdekje nga 70% deri në 90% të rasteve.

Zaire është përgjegjës për shumicën e shpërthimeve, duke përfshirë shpërthimin në Afrikën Perëndimore 2014-2016 dhe shpërthimin e vitit 2018 në Republikën Demokratike lindore të Kongos, ku u infektuan më shumë se 32,000 njerëz dhe më shumë se 13,600 njerëz vdiqën.

Në studimin e ri, 26 persona të moshës 18 deri në 55 vjeç do të marrin një dozë të vaksinës ChAdOx1 biEBOV Ebola në Universitetin e Oksfordit.

Njerëzit do të monitorohen për një periudhë gjashtëmujore, me rezultatet që priten në tremujorin e dytë të vitit 2022.

Kjo metodë tashmë është përdorur me sukses në vaksinën Oxford/AstraZeneca Covid-19./Indeksonline/