22:03 / E Enjte, 05 Dhjetor 2019 / indeksADMonline

EBU do të vazhdojë ta mbështesë RTK-në në të gjitha fushat

Asambleja e Përgjithshme e EBU sesioni i 83-të dimëror po mbahet në Gjenevë.

Në asamble po marrin pjesë menaxherët ekzekutiv të transmetuesve publik, mes të cilëve edhe Drejtori i Përgjithshëm i RTK-së Ngadhnjim Kastrati.

Në këtë sesion po diskutohet për kthimin e audiences tek transmetuesit publik, për financimin e qëndrueshëm si dhe për platformat e reja që janë sfidë për botën mediale.

Përveç asamblesë, Kastratit si drejtor i përgjithshëm, iu organizua një pritje e veçantë në ambientet e EBU-së, si dhe takime me zyrtarë të shumtë të departamenteve të rrjetit të transmetuesve të Evropës, përfshirë presidentin e EBU-së Tony Hall.

U shkëmbyen përvojat në fushat e menaxhimit, strategjive dhe të drejtave televizive me theks të veçantë atyre sportive. EBU do të vazhdojë ta mbeshtesë RTK-në në të gjitha fushat për të vazhduar rrugën e suksesshme të liderit medial.