75 Mall Live Search
17:39 / E Diele, 05 Maj 2019 / indeksADMonline

EBU: Drejtori i RTK-së, Ngadhnjim Kastrati me përvojë të gjatë në gazetari

Për emërimin e drejtorit të përgjithshëm të RTK-së, Ngadhnjim Kastrati, i cili ditë më parë mori edhe detyrën, ka shkruar edhe faqja zyrtare e Rrjetit Evropian të Transmetimeve (EBU).

“Ngadhnjim Kastrati është emëruar Drejtor i Përgjithshëm i Radiotelevizionit të Kosovës (RTK). Ngadhnjim është një gazetar me përvojë që ka punuar në RTK që nga viti 2006. Aktualisht është redaktor i programit të përbashkët, ai ka nëntë vjet përvojë në redaksitë si gazetar, redaktor i lajmeve dhe kryeredaktor i lajmeve. Ai ka diplomuar në komunikimet masive në BA dhe MA në Universitetin AAB dhe ka studiuar gazetarinë televizive në CIRCOM (Asociacion Profesional i Televizionit të Shërbimit Publik Rajonal në Evropë) në Gjermani”, ka njoftuar EBU në faqen e vet.