Ec aty! Momenti kur Fisnik Asllani e turpëron mbrojtësin slloven që luan në Premierligë (VIDEO)
Sulmuesi i Kosovës, Fisnik Asllani pati paraqitje fantastike mbrëmë me fanellen e Kosovës, në fitoren 2-0 ndaj Sllovenisë.
23-vjeçari shënoi golin e parë, qysh në minutën e 6-të, me një super goditje që mposhti portierin Jan Oblak, shkruan IndeksOnline.
Por një moment tjetër i jashtëzakonshëm për Asllanin ishte kur turpëroi mbrojtësin Jaka Bijol, i cili luan për skudrën angleze, Leeds United.
Në një video virale në rrjetet sociale, shihet kur Asllani e mashtron për mrekulli Bijol, i cili e humb kontrollin dhe rrëzohet.
Kujtojmë që pas kësaj fitore, Kosova siguroi play-offin e Kupës së Botës, derisa ndeshjen e fundit kualifikuese për Kampionatin Botëror, e zhvillon të marten kundër Zvicrës, në stadiumin ”Fadil Vokrri”./IndeksOnline/

