75 Mall Live Search
09:10 / E Martë, 31 Maj 2022 / AR

“Ec e bjeri në fije”, Haradinaj thumbon Osmanin

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka thënë se presidentja Vjosa Osmani po e “vajton” marrëveshjen Vuçiq-Putin për gazin rus.

Por sipas Haradinajt, Osmani po e heshtë refuzimin e projektit të gazsjellësit amerikan nga kryeministri Kurti.

“Ec e bjeri në fije”, thotë ai, raporton Indeksonline.

“Presidentja e vajton marrëveshjen Vuçiq-Putin për gazin rus e e heshtë JO-në e Kosovës (e thënë nga KM Kurti) për gazin amerikan?!? Ec e bjeri në fije!”, ka shkruar Haradinaj.

Vuçiq ka thënë se kishte rënë dakord për një kontratë të re trevjeçare për furnizimin me gaz në një bisedë telefonike me homologun e tij rus Vladimir Putin.

Ndryshe, Serbia, e cila synon t’i bashkohet Bashkimit Evropian, kohët e fundit është nën presion nga vendet perëndimore për të lidhur politikën e saj të jashtme me bllokun dhe për të vendosur sanksione ndaj Rusisë./Indeksonline/